Gjesti i turpshëm pas golit, Bellingham rrezikon dënimin nga UEFA

Gjesti i turpshëm pas golit, Bellingham rrezikon dënimin nga UEFA

Jude Bellingham, ishte heroi i Anglisë, në fitoren 2-1 ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian. Mesfushori anglez, shpëtoi kombëtaren e tij, duke barazuar shifrat me një super gol në minutën e 95-të, për ta dërguar ndeshjen në shtesa.
Megjithatë, futbollisti 21-vjeçar, rrezikon një dënim me pezullim nga UEFA. Shkak për këtë është bërë një gjest i lojtarit, pas golit të barazimit. Bellingham, u filmua duke bërë një gjest të turpshëm në drejtim të tribunës dhe për këtë arsye po hetohet nga UEFA.
UEFA, po pret raportin e ndeshjes nga arbitri, për të marrë më pas një vendim përfundimtar. Mesfushori rrezikon të pezullohet për ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Zvicrës në çerekfinale.

Jude Bellinghams gesture to the Slovakian bench after he scored 👊🇸🇰🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 pic.twitter.com/qwlUSa7Ocs
— Football Fights (@footbalIfights) June 30, 2024
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente