
Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës, ajo i përmendi Olsin
Showbiz E Premte, 21 Shkurt 2025 19:15
Një tjetër debat i ashpër ka shpërthyer mes Gjestit dhe Loredanës. Shkak për përplasjen u bë një koment i Loredanës, e cila ia përmendi ish-të dashurin e Eglit, Olsi Bylykun. Ky detaj e acaroi Gjestin, i cili reagoi menjëherë duke i kërkuar të mos e përfshinte më këtë çështje në bisedat e tyre.
“Leje ish-in dhe mos e përmend,” i tha ai prerazi Loredanës, duke e bërë të qartë se nuk dëshironte që kjo temë të bëhej pjesë e diskutimeve brenda shtëpisë. Debati nuk u ndal me kaq, pasi Loredana reagoi dhe tensioni mes tyre u përshkallëzua edhe më tej. Gjesti e paralajmëroi atë duke thënë: “Unë të kam thënë mos ia përmend Eglit ish-in, mos ma përmend mua mtoren, se ta nxij, ta dridhi”.
Ky koment i Gjestit ka shkaktuar reagime të shumta, si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale. Disa ndjekës e kanë parë këtë si një shenjë të tensioneve në rritje mes banorëve, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar si një paralajmërim të fortë nga reperi pejan.
Burimi