
Gjesti dhe Egli lënë garën, dalin nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”?
Showbiz E Mërkurë, 5 Mars 2025 21:07
Gjesti, fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 4” kërkon që të lërë garën dhe të ndalë nga shtëpia. Po ashtu edhe Egli kërkon që të dalë nga shtëpia. Ai thotë se nuk ndihet mirë dhe nga një ngarkesë të fortë emocionale. Por mesa duket kjo është një lojë e rradhës nga ai, por banorët e kanë besuar dhe janë shqetësuar për këtë veprim të Gjestit.
Pas disa diskutimeve të tensionuara, dyshja ka kaluar një moment të vështirë në privatësinë e lavanderisë, aty ku Gjestin ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga shtëpia. ”Nuk e vazhdoj dot më pa ty, mezi kam ndenjur vetëm për ty”,-i ka thënë Egli Gjestit, duke nxjerrë në pah emocionet e saj të forta dhe lidhjen që ajo ka krijuar me reperin kosovar gjatë kohës së kaluar në shtëpi. Ajo duket se po përpiqet të mbajë Gjestin në shtëpi, duke shprehur shqetësimin dhe dashurinë e saj për të.
Gjesti ka qenë i vendosur në qëndrimin e tij për t’u larguar, duke theksuar se shëndeti dhe mirëqenia e tij janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ky moment ka shkaktuar një tension të madh midis tyre, me Egli-n që duket se nuk është gati të pranojë largimin e tij, dhe Gjestin që po përpiqet të qëndrojë i qëndrueshëm në vendimin e tij.
Burimi