![Gjermania mund pastër Danimarkën mes stuhisë që trembi arbitrin anglez, kalon në çerekfinale](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/gjermania-mund-paster-danimarken-mes-stuhise-qe-trembi-arbitrin-anglez-kalon-ne-cerekfinale_668081a53dc2e.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Gjermania mund pastër Danimarkën mes stuhisë që trembi arbitrin anglez, kalon në çerekfinale
Gjermania është skuadra e dytë çerekfinaliste në Euro 2024. Skuadra e Nagelsmann ia doli të merrte një sukses 2-0 ndaj Danimarkës, në duelin e luajtur në stadiumin e Dotmundit.
Ishte një takim që në pjesën e parë solli një episod të rrallë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 36 pasi një rrufe e shkarkuar në afërsi të stadiumit të Dortmundit bëri që arbitri të vendoste se do ishte më mirë që lojtarët të futeshin në dhomat e zhveshjes.
Zhurma e fortë duket se e trembi gjyqtarin anglez Michael Oliver, i cili drejtoi të dyja skuadrat fillimisht pranë stolave të tyre dhe më pas në dhomat e zhveshjes. Pas rreth 20 minutash të strehuar në dhomat e zhveshjes, arbitri vendosi rifillimin e ndeshjes.
Rifillimi rezultoi më i mbarë për Gjermaninë, që do të gjente golin e avantazhit. Gjermania fiti penallti në fillimin e pjesës së dytë që u kthye në gol nga Havertz, ndërkohë që pak minuta më pas Musiala konkretizoi një kundërsulm të shpejt, duke “vrarë” shpresat e Danimarkës.