Gjermani-Danimarkë, publikohen formacionet e duelit të mbrëmjes

Gjermani-Danimarkë, publikohen formacionet e duelit të mbrëmjes

Gjermania luan me Danimarkën në Dortmund, në sfidën e dytë të fazës së 1/8-ave të Europianit.
Organizatorët duan ta konfirmojnë veten si pretendent në shtëpinë e tyre, teksa nuk ka vend për gabime. “Panzerat” vijnë si vendi i parë në Grupin A, aty ku e mbyllën me 7 pikë.
Kjo ndeshje është e veçantë dhe për të dyja skuadrat, të cilat kujtojnë finalen e Euro 1992, aty ku Danimarka mposhti në finale 0-2 Gjermaninë.
FORMACIONET ZYRTARE:
GJERMANIA: Neuer, Kimmich, Rudiger, Schlotterbeck, Raum, Andrich, Kroos, Musiala, Gundogan, Sane, Havertz.
Trajner: Julian Nagelsmann
DANIMARKA: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Bah, Delaney, Hojbjerg, Maehle, Eriksen, Skov Olsen, Hojlund.
Trajner: Kasper Hjulmand
 
Burimi