Gjergj Luca: Gjithë oligarkët e tjerë janë duke festuar, unë po gëzoj duke punuar
Nuk është kollaj të jesh oligark për tamami, të bie bretku në punë. Si në ditë festash, ashtu edhe në ditë pushimi, për Gjergj Lucën ka punë dhe vetëm punë.
Sot në 80-vjetorin e Çlirimit atë e gjejmë te marketi i peshkut, duke mbajtur ara e duke sistemuar llojet e peshkut në ekspozitor, gjithashtu edhe duke na njohur me llojet e peshkut dhe duke qenë falënderues detit dhe natyrës për shpërblimin e bujarshëm që jep në këto ditë festash.
“Gjithë oligarkët e tjerë po shijojnë pushimet ndërsa unë i shkreti ngela nëpër dallgë detesh duke peshkuar për ju. Mbani mend emrat e peshqve dhe me vrap në markatat tona Rozafa, blini e gatuani e shijoni këto ditë. Gëzuar dhe mos na shani deri të hënën!”, shkruan Luca në postimin e tij në rrjetet sociale.
Albert Vataj
Burimi