Gjeneralmajori amerikan takon Begaj: Forcim i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Gjeneralmajori i SHBA-së Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi këtë javë Tiranën ku u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se “kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë”.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike.
Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Një tjetër zyrtar i lartë amerikan vizitoi vendion tonë këtë javë, duke konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për institucionet shqiptare të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin e Shtetit të SHBA, Richard Nephew zhvilloi takime me kreun e SPAK, Altin Dumani e zyrtarë të tjerë të lartë, ku konfirmoi mbështetjen në këtë fushë.
Burimi