Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet kritike pas një krize të zgjatur respiratore

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet kritike pas një krize të zgjatur respiratore

Radio Vatikani njoftoi: “Papa nuk është jashtë rrezikut. Paraditen e djeshme Papa Françesku paraqiti një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike, e cila kërkoi edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë”.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet kritike. Mëngjesin e së shtunës, ai përjetoi një krizë të zgjatur respiratore të tipit astmatik, e cila kërkoi administrimin e oksigjenit me fluks të lartë. Analizat e gjakut treguan një ulje të numrit të trombociteve dhe anemi, duke kërkuar transfuzione gjaku. Pavarësisht se është i vetëdijshëm dhe ka kaluar ditën në një karrige, ai ndjen më shumë dhimbje se ditën e mëparshme. Aktualisht, prognoza mbetet e rezervuar.

Besimtarët nga mbarë bota luten për shëndetin e Atit të Shenjtë në Poliklinikën Gemelli në Romë.
Për shkak të gjendjes së tij, Papa nuk do të drejtojë lutjen e Engjëllit të së Dielës; në vend të kësaj, do të publikohet teksti që ai ka përgatitur. Gjithashtu, ai do të qëndrojë në spital të paktën edhe një javë për të vazhduar trajtimin dhe monitorimin e gjendjes së tij.
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, ka deklaruar se spekulimet rreth dorëheqjes së mundshme të Papës janë të panevojshme, duke theksuar se fokusi aktual është në shëndetin dhe rikuperimin e tij.
Besimtarët janë mbledhur në lutje pranë spitalit Gemelli në Romë, duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për Atin e Shenjtë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
AV
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente