Gjenden dy faqe të botimit të parë të “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit

Gjenden dy faqe të botimit të parë të “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit

Dy faqe nga botimi i parë i “Komedisë Hyjnore” janë gjetur gjatë transferimit të Arkivit Shtetëror nga Spezia, në Italinë veriperëndimore.
Kryebashkiaku i Spezias, Pierluigi Peracini, e bëri të ditur lajmin për gjetjen në botimin lokal “Il Secolo XIX”, duke shpjeguar se këto janë dy faqe autentike nga pjesët Purgatori dhe Parajsa nga botimi i parë i Komedisë Hyjnore të Dante Alighieri dhe se është qartësisht një origjinal i shekullit të 14-të, shkruan Ansa.

“Është një fakt i jashtëzakonshëm, zbulimi i një thesari me vlerë të paçmueshme”, tha Perakini.

Ai tha se tani synojnë që së shpejti të merren vesh me Ministrinë e Kulturës për organizimin e ekspozitës.

“Ashtu si mbetjet e Komedisë Hyjnore. Është një fakt i jashtëzakonshëm dhe me rëndësi absolute për qytetin dhe kulturën tonë”, shtoi Perakini.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente