Fotoja me ish-partnerin e Eglit, Xumi tregon sesi qëndron e vërteta
Showbiz E Mërkurë, 22 Janar 2025 14:56
Gara mbrëmë në ”Big Brother Albania Vip 4” përfundoi për Xum Allushin. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai foli për raportin e tij me Eglin, ku u ndal te një foto që qarkullon në internet me ish-partnerin e banores, Olsi Bylykun. Ai u shpreh se ajo foto është bërë rreth 9 vite më parë, teksa theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.
”Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.
Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ”ndjej për ty””, theksoi Xum Allushi.
Burimi