
FOTO/ Zjarri në hotel, shkon në 66 numri i viktimave
👁1870
Bota E Martë, 21 Janar 2025 14:26
Ka shkuar në 66 numri i jetëve të humbura dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital pasi një zjarr shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në provincën veriperëndimore Bolus të Turqisë.
Zjarri filloi në restorantin e hotelit dhe u përhap në të gjithë ndërtesën 12-katëshe për shkak të pamjes së jashtme prej druri. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura.
Videot e telefonave celularë kapën skena tronditëse, me vizitorët që lidhnin çarçafë për t’u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë. Dy nga viktimat u vranë pasi u hodhën nga ndërtesa në panik, tha guvernatori.
Burimi