Fjalimi i Trump pas betimit si President: Do të respektohemi sërish në të gjithë botën
Donald Trump, Presidenti i ri i Amerikës, e nisi fjalimin e tij të mbajtur menjëherë pas betimit në Capitol Hill, duke thënë se vendi do të ketë një epokë të artë.
”Nga sot, vendi ynë do të lulëzojë e do të respektohet sërish në të gjithë botën. Do të jemi zilia e çdo vendi dhe nuk do të lejojmë që të na shfrytëzojnë. Në çdo ditë të qeverisjes sime, Amerikën do e vendos të parën. Prioriteti ynë kryesor do të jetë që të ngremë një komb që është krenar, i begatë dhe i lirë. Amerika së shpejti do të jetë më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme se kurrë më parë”, shtoi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, Trump shtoi se kthehet në presidencë i sigurt dhe optimist dhe se është fillimi i një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar. ”Rrezet e diellit po derdhen mbi të gjithë botën dhe Amerika ka mundësinë ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë”, shton ai. Trump përdori fjalimin e tij të parë për të sulmuar administratën Biden dhe trajtimin e saj të krizës së emigrantëve.
”Administrata e mëparshme ka siguruar strehë dhe mbrojtje për kriminelët e rrezikshëm që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë. Qeveria ka dhënë fonde të pakufizuara për mbrojtjen e kufijve të huaj, por refuzon të mbrojë kufijtë amerikanë”, pretendoi Trump.
Burimi