Festivalin Kumbh Mela në Prayagraj, India veriore, fillon me bilanc tragjik, 18 të vdekur, 10 të plagosur

Festivalin Kumbh Mela në Prayagraj, India veriore, fillon me bilanc tragjik, 18 të vdekur, 10 të plagosur

Miliona njerëz dynden në festivalin Kumbh Mela në Prayagraj, India veriore. Edhe një herë, një aksident ndodh gjatë festivalit më të madh të pelegrinazhit në botë, duke lënë të vdekur disa njerëz.
Sipas raporteve të mediave indiane, të paktën 18 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në një panik masiv në një stacion treni në Nju Delhi.

Sipas raportimeve, stacioni hekurudhor në kryeqytetin indian ishte shumë i mbipopulluar për shkak të numrit të madh të udhëtarëve në rrugën e tyre për në festivalin më të madh të pelegrinazhit në botë, Maha Kumbh Mela. 10 persona të tjerë të plagosur u dërguan në një spital aty pranë.
Kryeministri Narendra Modi u “trondis” nga paniku masiv në stacionin hekurudhor të Nju Delhit “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Lutem që të lënduarit të shërohen shpejt”, ka shkruar Modi në platformën X.
Në fund të janarit, të paktën 30 njerëz u vranë në një panik masiv gjatë festivalit të pelegrinazhit në qytetin verior indian të Prayagraj në brigjet e Ganges në shtetin Uttar Pradesh, sipas raporteve të asaj kohe.
Festivali gjashtë-javor përqendrohet në larjen rituale në pikën ku lumenjtë Ganges dhe Yamuna bashkohen me lumin Saraswati, i cili ekziston vetëm në mitologji. Panik masiv ndodh shpesh gjatë festave kryesore fetare të Indisë.
Prg: AV
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente