Festa kthehet në tragjedi! Deri tani 5 të vrarë në një tavernë në Mal të Zi

Festa kthehet në tragjedi! Deri tani 5 të vrarë në një tavernë në Mal të Zi

Të paktën 5 persona janë vrarë në një bar në Bajicë në paralagjet e Cetnijes së Malit të Zi në pasditen e 1 janarit, ka konfirmuar policia.
Disa media lokale malazeze po raportojnë se numri i të vrarëve ka shkuar në shtatë dhe rrezikohet për me tepër. Tre burra dhe një grua janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës, pasi janë  në rrezik për jetën, ka thënë drejtori i spitalit, Aleksandar Radoviq.

Kryeministri malazez, Millojko Spajiq është parë jashtë spitalit, dhe e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme, dhe që të gjitha forcat policore janë angazhuar në kërkim të vrasësit.
Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve. Policia është në kërkim të Aco Martinoviqit, i cili është i dyshuar për vrasje dhe plagosje në Cetinje.
Sipas deklaratës së Policisë, në mesin e të vrarëve janë disa anëtarë të familjes së Martinoviqit, i cili është larguar nga lokali i armatosur. Policia u ka bërë thirrje banorëve të Cetinjes që të qëndrojnë në ambiente të brendshme. Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës.
Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti. Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Spajiq u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet e jashtme.
Edhe në vitin 2022, pati 11 persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe një person të armatosur, që u vranë si pasojë e të shtënave masive. Gjashtë të tjerë u plagosën.
Pavarësisht ligjeve të rrepta për armët, Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë një numër të madh armësh pa leje.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente