Fansat bënë një peticion, Lela e gatshme të rikthehet në Big Brother
Showbiz E Hënë, 30 Dhjetor 2024 20:27
Lela Seferi e ftuar në ”Ora 7”, foli për gjithë periudhën brenda ”Big Brother Kosova Vip 3” si dhe për atë që është tani. E njëjta thekson se nuk e priste një dashuri kaq të madhe nga publiku dhe se është shumë e lumtur.
“Nuk e kam pritur një dashuri kaq të madhe prej publikut. Edhe kur kam dalë kam qenë pak e habitur. Jam shumë e lumtur. Jam si person i qetë. Njëjtë është edhe Leo. Edhe pse tani që kam dalë, ka ndryshuar shumë. Jemi dy persona më të qetë. Nuk e kemi kuptuar që aq shumë janë duke na dashur jashtë”.
Këto ditë ka nisur edhe një peticion për ta rikthyer Lelën në shtëpinë më të famshme në vend, por që nuk dihet akoma nëse do të ndodhë. Ish-banorja u shpreh se është e gatshme nëse ndodh një gjë e tillë nga Vëllai i Madh.
Burimi