”Eurovison 2025” i frymëzuar nga tradita e Zvicrës, dalin edhe çmimet e biletave

”Eurovison 2025” i frymëzuar nga tradita e Zvicrës, dalin edhe çmimet e biletave

Showbiz E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 17:34
Përfaqësuesit e transmetuesit zviceran SRG SSR gjatë një konference për shtyp zbuluan detaje rreth temës dhe fazës së edicionit të 69-të të Eurovizion. Qyteti i Bazelit do të presë garën në Stadion St. Jakob Park. I frymëzuar nga tradita zvicerane e demokracisë së drejtpërdrejtë, drejtori artistik Artur Deyneuve zgjodhi “dëgjimin” si temë qendrore të konkursit, duke e quajtur atë “Uniteti i jep formë dashurisë”.
”Nëse dëgjojmë njëri-tjetrin, gjejmë dashurinë”-tha ai. Ky mesazh është kapur edhe vizualisht përmes simbolit ikonik të zemrës së Eurovizionit, i cili këtë vit simbolizon dialogun, unitetin dhe fuqinë e muzikës për t’i afruar njerëzit. ”Qëllimi ynë ishte të krijonim një koncept revolucionar skenik, një përvojë holistike që nuk e kemi parë kurrë më parë në Eurovizion. Falë paraqitjes gjithëpërfshirëse të skenës, publiku do të bëhet pjesë e Eurovizionit si kurrë më parë”.

Platforma zvicerane e biletave, TicketCorner, është partneri zyrtar i biletave për Eurovision 2025. Biletat e para do të jenë në dispozicion pas shortit për gjysmëfinalet, më 29 janar 2025, por më parë kërkohet regjistrimi i cili përfundon në mesnatën e datës 10 janar 2025. Regjistrimi paraprak tashmë ka filluar dhe përfundon në mesnatën e 10 janarit 2025. Shitja zyrtare e biletave fillon më 29 janar 2025, një ditë pas shortit të gjysmëfinaleve. Çmimet për shfaqje dhe kategori të ndryshme do të variojnë nga 40 euro deri në 370 euro.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente