EURO 2024/ Ukrainë-Belgjikë 0-0, luhet pjesa e dytë. Hera e parë në histori që përballen mes tyre

EURO 2024/ Ukrainë-Belgjikë 0-0, luhet pjesa e dytë. Hera e parë në histori që përballen mes tyre

Ukraina dhe Belgjika, sfidohen me njëra-tjetrën, në ndeshjen e fundit për Grupin E. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja kombëtaret, që janë në garë për kalimin më tej. Kjo është hera e parë në histori, që Ukraina dhe Belgjika përballen mes tyre. Sfida e sotme, do të vendosë edhe fatet e tyre në Euro 2024. Belgët do të kalonin zyrtarisht fazën e grupeve edhe me një barazim, ndërsa ukrainasit avancojnë më tej vetëm me fitoren.
81’- Trajneri i Ukrainës, provon gjithçka për gjithçka. Largohet një mbrojtës si Svatok dhe në fushë futet sulmuesi Yarmolenko.
79’- Krijohet iluzion goli te Ukraina. Dovbyk, merr një top në zonë dhe gjuan me të djathtën, por topi gjen rrjetën e jashtme.
77’- Mbyllet sfida për Doku, Bakayoko futet në fushë për Belgjikën.
74’- Kundërsulm i shpejtë i Ukrainës. Sulmuesi, Dobvyk bllokohet në momentin e fundit nga Faes, që shpëton një gol thuajse të sigurt. Mbrojtësi belg bën sërish heroin në vazhdim të aksionit, duke ndalur një tjetër gjuajtje të rrezikshme.
73’- Pranë golit të avantazhit Belgjika. Carrasco kombinon bukur me Lukakun dhe lëshon një gjuajtje të fortë. Trubin mban portën e paprekur me një pritje spektakolare.
70’- Tre zëvendësime te ukrainasit. Largohen nga fusha, Yaremzhuk, Brazhko dhe Shaparenko. Aktivizohen Malinovsky, Stepanenko dhe Vanat.
69’- Kartoni i parë i verdhë te Ukraina. Dobvyk ndëshkohet për faull ndaj Onana në mesfushë.
67’- Carrasco, humbet një mundësi shumë të mirë. Sulmuesi gjuan nga jashtë, ndërkohë që Lukaku priste i vetëm në të djathtë.
64’- De Bruyne rrëmben një top në mesfushë dhe menjëherë pason të Lukaku. Sulmuesi tenton në zonë, por Trubin e ndal mjaft mirë.
61’- Zëvendësim i dyfishtë te Belgjika. Largohen Tielemans dhe Trossard, ndërsa aktivizohet Mangala dhe Carrasco.
56’- Zëvendësimi i parë te Ukraina. Largohet Mykolenko i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Zinchenko.
55’– Ndërhyrje vendimtare e Mykolenko, që ndal një aksion të rrezikshëm, pas kombinimeve të De Bruyne dhe Castagne.
52’- Kundërsulm i shpejtë i Belgjikës. Doku shpërthen nga e majta dhe futet në zonë, por pasimi për Lukakun është i gabuar.
Minuta 45′ – Nis pjesa e dytë.
FORMACIONET ZYRTARE:
UKRAINA: Trubin, Tymchyk, Zabarnyi, Svatok, Matviienko, Mykolenko, Shaparenko, Brazhko, Sudakov, Dovbyk, Yaremchuk.
BELGJIKA: Casteels, Castagne, Theate, Faes, Vertonghen, De Bruyne, Onana, Tielemans, Trossard, Doku, Lukaku.
Burimi