
EURO 2024/ Duan pikët e para, zbulohen formacionet Poloni-Austri
👁401
Polonia dhe Austria duan pikët e para në përballjen mes tyre, të vlefshme për Grupin D. Të dyja kombëtaret, vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para dhe duan suksesin në sfidën e sotme.
Austriakët u mposhtën minimalisht nga Franca, ndërsa polakët humbën me përmbysje ndaj Holandës me rezultatin 2-1. Pritet një përballje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy kombëtaret.
FORMACIONET ZYRTARE:
Poloni: Szczesny, Dednarek, Dawidowicz, Kiwior, Frankowski, Piotrowski, Zielinski, Slisz, Zalewski, Buksa, Piatek.
Austri: Pentz, Mwene, Trauner, Lienhart, Posch, Grillitsch, Seiwald, Laimer, Baumgartner, Sabitzer, Arnautovic.
Burimi