EURO 2024/ Belgjikë-Rumani 1-0, me një start shumë të vrullshëm. Tielemans zhbllokon sfidën

EURO 2024/ Belgjikë-Rumani 1-0, me një start shumë të vrullshëm. Tielemans zhbllokon sfidën

Belgjika e nisi me zhgënjim Europianin, duke u mposhtur në ndeshjen e parë nga Sllovakia dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja.
Përballë është Rumania, një kombëtare që bëri shumë mirë në start, ku fitoi pastër me Ukrainën me rezultatin 3-0.
Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar, me rumunët që do të ishin të kënaqur edhe me një barazim. Në këtë grup, tre kombëtare kanë nga 3 pikë, përveç Belgjikës dhe skuadra e drejtuar nga Tedesco, nuk ka zgjidhje tjetër përveç triumfit.
Ndeshja minutë pas minute:
5’- Minuta të para emocionuese! Rumania i afrohet golit të barazimit me Dragusin që provon me kokë, por portieri e devijon në goditje këndi.
2’- Gooool Belgjika 1-0! Start i vrullshëm i belgëve që e nisin menjëherë me gol. Tielemans, me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, pas spondit të Lukakut, e ndal topin në fundin e rrjetës.
Starton sfida!
Burimi