
EURO 2024/ Belgjika udhëheq në pjesën e parë, një gol vendos ndaj Rumanisë
👁1717
Një tjetër sfidë e “EURO 2024” po luhet këtë mbrëmje. Belgjika po udhëheq 1-0 ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin.
Të besuarit e Tedescos kaluan në epërsi shumë shpejt, me anë të golit të Tielemans, i cili shfrytëzoi një asist përfekt të Lukaku.
Belgët u vendosën në kërkim të golit të dytë, por pa mundur dot t’a arrinin atë brenda fraksionit të parë.
Rumunët provuan me kundërsulme, duke vendosur jo pak në rrezik portën e mbrojtur nga portieri Casteels.
Burimi