
Erdogan: Me durim do ta krijojmë shtetin e pavarur dhe sovran të Palestinës
👁2478
Bota E Enjte, 13 Shkurt 2025 20:51
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se do të luftojnë me durim për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Palestinës me integritet gjeografik, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Erdogan, në kuadër të vizitës së tij në Pakistan, u prit me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Islamabad nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif. Pas takimit të dy liderët folën në një konferencë të përbashkët për media. Presidenti turk, gjatë fjalës së tij, tha se në takimin me kryeministrin pakistanez para mbledhjes së Këshillit kanë vlerësuar gjerësisht zhvillimet bilaterale, si dhe ato rajonale dhe globale.
Burimi