Eneda Tarifa flet për periudhën e vështirë: Kam tentuar të shkoj te psikologu

Eneda Tarifa flet për periudhën e vështirë: Kam tentuar të shkoj te psikologu

Showbiz E Martë, 3 Dhjetor 2024 10:01
Në një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtarja Eneda Tarifa ndau momente të sinqerta nga jeta e saj personale, duke treguar se ka kaluar periudha të vështira emocionale, përfshirë edhe një fazë të lehtë depresioni, të cilën nuk e kishte kuptuar menjëherë.
“Ka pasur një periudhë kur e kuptova më vonë që kisha kaluar depresion. Në atë kohë nuk e dija, por shenjat dhe simptomat që ndjeja ishin të lidhura me depresionin. Nuk ishte një depresion i rëndë, por gjithsesi një fazë e ndërlikuar për mua. Kam pasur edhe momente ankthi, mendime që të bëjnë të pyesësh ‘pse jam këtu, pse ekzistoj,’ apo frikë për jetën. Por besoj se këto janë ndjesi që çdo njeri mund t’i përjetojë në momente të caktuara”, rrëfeu këngëtarja.

Megjithatë, Eneda pranoi se nuk ka shkuar kurrë te psikologu, edhe pse e ka menduar disa herë:
“Kam tentuar disa herë të shkoj. Kam lënë orare, por gjithmonë në momentin e fundit e kam ndryshuar mendjen. Nuk kam qenë gati të pranoj që dikush tjetër të dëgjojë ato që kam brenda meje. Ndoshta është një ndjenjë që lidhet me mentalitetin tonë, sepse në Shqipëri ende ekziston një lloj tabuje për të kërkuar ndihmë psikologjike”, tha ajo.
Edhe pse vetë nuk ka ndjekur terapi profesionale, Eneda theksoi rëndësinë e saj për ata që ndihen në nevojë:
“Kush ka nevojë për psikolog, duhet patjetër të shkojë. Unë vetë kam kaluar shumë nga këto momente përmes muzikës, e cila ka qenë forma ime e terapisë”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente