Egli qan me dënesë pas injorimit të vijueshëm të Gjestit: A ka shpirt ky njeri?

Egli qan me dënesë pas injorimit të vijueshëm të Gjestit: A ka shpirt ky njeri?

Showbiz E Premte, 14 Shkurt 2025 14:21
Situata mes Eglit dhe Gjestit është tensionuar ndjeshëm, duke sjellë një moment të rëndë emocional për banoren. Pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të komunikuar me të, Gjesti ka zgjedhur ta injorojë plotësisht.
Ky qëndrim i ftohtë ka ndikuar ndjeshëm tek Egli, e cila nuk ka mundur të përmbajë emocionet. Teksa ndodhej në dhomën e grimit, ajo shpërtheu në lot në krahët e Rozana Radit. ”Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”.

Gjesti vazhdonte të qëndronte indiferent, i ftohtë dhe i largët, duke hekurosur qetësisht, pa reaguar fare ndaj lotëve të saj. Ky moment ka prekur shumë ndjekës të formatit, të cilët kanë shpërthyer me komente në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tyre për Eglin dhe duke kritikuar qëndrimin e pandjeshëm të Gjestit. Si do të vijojë marrëdhënia e tyre? A do të vendosë Egli të largohet nga loja? Mbetet për t’u parë!
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente