
Edlira kthehet në takimin e fundit me Gertin
Showbiz E Hënë, 24 Shkurt 2025 18:53
”Jam një njeri gjysmak që mundohem të eci përpara”,-tha Edlira Çepani në programin “Rudina” në Tv Klan duke përshkruar dhimbjen e ndarjes nga jeta të gjysmës së saj më të mirë, Gerti Bogdanit. Mes lotësh që vazhdojnë t’ia përlotin sytë e kaltër, ajo rrëfen sesi çdo ditë përballet me një realitet që nuk e dëshiron aspak, një ëndërr e keqe që nuk mbaron.
E mërkura e 18 shtatorit 2024 është një ditë që ajo s’dëshiron t’i rikthehet asnjë moment. Në një udhëtim të disa muajve më parë në Ukrainë, ku pa dhimbjen që lë lufta, Edlira mori një vendim: Gertin do ta kujtojë gjithnjë përmes momenteve të bukura e të lumtura. Nga ajo ditë, ajo mban mend përqafimin e fundit të tij në mëngjes, një traditë e bukur familjare e vendosur nga djali i tyre, Reinarti.
Rudina Magjistari: Edlira, nëse kthehemi në atë ditë të mërkurë…
Edlira Çepani: Do të më falësh, unë nuk do të doja ta kujtoja. Një nga ditët më të vështira të jetës. Aty ku ti kupton që…gjithçka në jetë mund të ndodhë në sekonda, por ajo që unë kam vendosur në një udhëtim që pata në këto kohë për shkak të punës sime dhe gjithë gjërave që kisha lënë në mes, një udhëtim që u detyrova ta bëja ishte në kufi me Ukrainën dhe në atë takim unë isha me të rinjtë të cilët filluan të prezantoheshin dhe tregonin historitë e tyre, para se t’u prezantohesha unë dhe t’u tregoja historinë time.
Rudina Magjistari: Si e kujton takimin e fundit me të?
Edlira Çepani: Ishte një përqafim sepse ne kemi një rregull në familjen tonë, të cilin e ka vënë djali ynë që kushdo që hyn dhe del nga shtëpia, përqafohet me gjithë të tjerët. Nuk dilnim asnjëherë nga shtëpia dhe nuk hynim në shtëpi pa u përqafuar të gjithë me njëri-tjetrin. Kjo është një nga rregullat më të bukura që ka vënë im bir.
Burimi