“Dukesh si pëllumb, t’u bëfsha kurban”, Pirro Çako dhe Parashqevi Simaku flasin pas 36 vitesh
Showbiz E Enjte, 26 Dhjetor 2024 10:14
Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh, përmes një telefonate me video.
Biznesmeni Elton Ilirjani e ka publikuar videon në rrjetet e tij sociale, ku dy këngëtarët që triumfuan në Festivalin e Këngës me “E duam lumturinë”, kanë biseduar me mall për njëri-tjetrin.
Madje, Ilirjani ka zbuluar se Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.
Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?
Piro Çako: Babai nuk jeton më.
Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.
Piro Çako: Po ti si je njëherë?
Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. T’u bëfsha kurban.
Burimi