
Driloni finalist i parë, Xuxi: Si festivalet, gjërat dihen. Gresa: Ai fiton, ne po dalim
👁1811
Showbiz E Shtunë, 11 Janar 2025 15:25
Drilon Rama u shpall mbrëmë finalisti i parë i ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe reagimet brenda shtëpisë ishin të menjëhershme dhe plot emocione. Debatet më të ashpra i shkaktoi Xuxi, i cili tha: “Si në festivalet e Kosovës e të Shqipërisë, gjithçka dihet më herët se çfarë do të ndodhë”. Gresa shtoi me tone të zhgënjyera: “E kemi ditur, ishte e pritshme. Edhe fitues do të jetë, edhe ne po dalim”. Reagimet e tyre ndezën një atmosferë tensioni dhe skepticizmi brenda shtëpisë, ndërsa Driloni qëndroi i qetë dhe i rezervuar përpara komenteve të tyre.