Donald Trump kritikon Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me raketa të fuqishme amerikane

Donald Trump kritikon Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me raketa të fuqishme amerikane

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar administratën Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me raketa të fuqishme amerikane, duke thënë se kjo gjë vetëm sa e përshkallëzon luftën.
“Unë nuk pajtohem aspak me dërgimin e raketave, qindra raketave në Rusi. Pse po e bëjmë këtë? Ne vetëm sa po e përshkallëzojmë këtë luftë dhe po e përkeqësojmë. Kjo gjë nuk duhej lejuar të ndodhte”, tha Trump gjatë një interviste me revistën Time, që u publikua të enjten.

Pas një ngurrimi mbi njëvjeçar, administrata e presidentit Joe Biden përfundimisht vendosi në nëntor t’i japë leje Ukrainës për të kryer sulme ndaj aseteve ushtarake brenda Rusisë duke përdorur raketa të prodhimit amerikan, Sisteme të Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS).

Këto raketa të fuqishme dhe precize mund ta godasin shënjestrën deri hiç më pak se 300 kilometra larg/Europa e Lirë/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente