Diplomacia e Kulturës, Biblioteka Apostolike në Bienalen e Artit Islamik
Njëmbëdhjetë vepra nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit marrin pjesë në Bienalen II të Arteve Islamike, e cila do të mund të vizitohet duke nisur nga 25 janari, për të vijuar deri më 25 maj në Xheda të Arabisë Saudite. Përkthime të lashta të Kuranit, tekste astronomike dhe një vepër unike: një hartë e Nilit e shekullit të 17-të, pothuajse gjashtë metra e gjatë, e restauruar për këtë rast nga Imzot Zani: “Duhet të përdorim thesaret tona për të krijuar diplomaci kulturore”
Të kthehesh në origjinën e njeriut, për të rigjetur rrënjët e historisë e për të shëruar të tashmen nga plagët e urrejtjes dhe të përçarjes. Kështu e përmblodhi Arkivisti dhe Bibliotekari i Kishës së Shenjtë Romake, Imzot Angelo Zani, kuptimin e pjesëmarrjes së Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, BAV, në seksionin Al Madar të Bienales së Arteve Islamike, nga 25 janari deri më 25 maj 2025, në Jeddah, Arabia Saudite. Tema e zgjedhur për ekspozitën është “And all that is in between” (Dhe gjithçka është në mes), marrë nga një frazë që përsëritet rreth 35 herë në Kuran, ndërsa përshkruan krijimin e qiejve, të tokës dhe “gjithçka është ndërmjet”, për të nënvizuar madhështinë absolute dhe gjithëpërfshirëse të krijimit.
Artet, fetë dhe kulturat në dialogBienalja, e ndarë në shtatë seksione (AlBidaya, AlMadar, AlMuqtani, AlMathala, Makkah al-Mukarramah, Al-Madinah al-Munawwarah dhe AlMusalla), është mundësi unike për të admiruar objekte nga vende të shenjta për Islamin, si Meka apo Medina, së bashku me të tjera, dhënë hua nga mbi tridhjetë institucione ndërkombëtare, nga rreth njëzet vende. Ekspozita është vendosur në selinë emblematike të Terminalit Perëndimor, në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz, përmes të cilit miliona myslimanë kalojnë në shtegtim çdo vit. Në seksionin AlMadar, BAV paraqiten disa vepra të rëndësishme, në përkim me qëllimet e ngjarjes së organizuar nga Fondacioni Diryia Biennale, përkatësisht “promovimi i diversitetit të shprehjeve artistike që karakterizojnë artet islame në nivel global dhe lehtësimi i të kuptuarit e i bashkëpunimit ndërmjet kulturave të ndryshme”.
Numrat dhe llogaritjaBrenda 110 mijë metrave katrore të hapësirës së ekspozitës së Bienales, seksioni AlMadar, që fjalë për fjalë do të thotë “orbitë”, synon të ofrojë një paraqitje të numrave në kolektivin e pranishëm, në të gjitha aspektet e tij: nga origjina e konceptit të llogaritjes në natyrë te aplikimet në kulturën islame; nga matematika te arkitektura; nga muzika te piktura; nga harta qiellore dhe tokësore tek lundrimi dhe tregtia e oqeanit, deri te elementet gjeometrike të pranishme, edhe ato, në dekorimet e Kuranit.
Biblioteka e Njerëzimit“Në vitin 1451 Papa Nikolla V themeloi Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, për të vënë tekste dhe vëllime në dispozicion të gjithë studiuesve. Pra institucioni ynë që në fillim nuk u konceptua si bibliotekë teologjike rreptësisht kristiane, por si bibliotekë e çdo njeriut”, vazhdon Zani: “Lindi në humanizëm dhe humanizmi vazhdon të jetë karakteristika e saj. Kur morëm ftesën për të shkuar në Arabinë Saudite, në Jeddah, u gjendëm në kontekstin tonë: ndërfetar, ndërkulturor. Tonat janë thesare unike në botë dhe ne duhet t’i përdorim ato për të krijuar diplomacinë e kulturës, diplomacinë e dialogut ku palët, edhe ato me qëndrime të ndryshme, e vendosin objektivin e dialogut mbi atë që prodhoi njerëzimi. Rrënja e njeriut është rrënjë unitare, jo e copëtuar apo e fragmentuar”.
Harta e Nilit para restaurimit
Gjashtë metrat e hartës së NilitNjëmbëdhjetë vepra të BAV janë të destinuara për Bienalen e Jeddah, edicioni i dytë pas atij të vitit 2023, që tërhoqi mbi 600 mijë vizitorë. Nuk bëhet fjalë vetëm për libra. Ndërmjet të gjithave bie në sy një unikum: është një hartë e Nilit me përmasa 5 metra e 60 centimetra: nuk ka të tjera si ajo. E ekspozuar me rastin e ekspozitës kushtuar Pietro Ruffo-s, vendosur në Bibliotekën e Vatikanit në vitin 2021, ajo del për herë të parë nga Muret Leonine. “Ka një histori shumë interesante, që daton në shekullin e 18-të,” shpjegon Delio Vania Proverbio, Scriptor orientalist i BAV(Bibliotekës Apostolike të Vatikanit).
Udhëtimi i Evlija Cselebi“Harta e Nilit u ble më 1739 në Konstandinopojë, nga libanezi Giuseppe Alemanni, i cili në 1736 u bë Prefekt i Bibliotekës dhe e mbajti këtë hartë në koleksionin e tij. Të kujton drejtpërdrejt punën e një udhëtari të famshëm osman, Evlija Cselebi, i cili në vitin 1683 kaloi Egjiptin nga Kajro, në burimin e Nilit, duke përshkruar hollësirat e “udhëtimit më të gjatë të ndërmarrë në të gjithë territorin e Perandorisë Osmane në periudhën e shtrirjes më të gjërë”, në dhjetë vëllimet e librit të tij të famshëm të udhëtimit”, titulluar Siyahat Name. Tekstet, në turqishten osmane, të pranishme në hartë, i referohen pikërisht shkrimeve në ditarët e tij. “Harta – vazhdon Delio Proverbio – mund të datohet rreth vitit 1685 dhe, në Bienalen e Jeddah, ekspozohet në një dhomë të vetme, pranë një harte simotër, ndoshta realizuar në të njëjtën punishte, që lidhet me Gjirin Persik, e që sot ruhet në koleksionin e Bibliotekës Kombëtare e Katarit”.
RestaurimiPara se të nisej për në Jeddah, harta e Nilit iu nënshtrua një restaurimi të kujdesshëm të financuar nga qeveria saudite dhe të kryer nga Laboratori i Restaurimit të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Aty u vizatua me bojë uji në letër veneciane e me një filigran “tri hënash”, e u detajua jashtëzakonisht në paraqitjen e territorit të lagur nga ai, që konsiderohet të jetë një nga lumenjtë më të gjatë në botë. Në të është e mundur të identifikohen, në gjerësi gjeografike jashtëzakonisht të ulëta, paraqitje të vendeve simbolike si piramidat e Gizës, manastiri i Shën Katerinës në Sinai, ujësjellësi i Kajros a mali Horeb, ku Moisiu mori Rrasat e Ligjit.
FiligramaNdërhyrja konservatore hoqi mbetjet e kanavacës në të cilën harta ishte fiksuar në shekujt e kaluar, si dhe letrat japoneze aplikuar në vitet 1980. Pas riparimit të dëmtimit entomologjik, restauruesit e ngjitën hartën në një suport të ri japonez letre.
Një mundësi studimiKoordinatorja e Laboratorit të Restaurimit BAV, themeluar në fund të shekullit të 19-të, “një nga më të vjetrat e pranishme në një bibliotekë” është Ángela Núñez Gaitán: “Koncepti modern i restaurimit të librit – u shpjegon ajo mediave të Vatikanit – lindi brenda këtij Laboratori dhe ndryshoi shumë në shekullin e kaluar”.
“Restaurimi është gjithmonë mundësi studimi. Ne kemi mijëra vepra për të punuar, por ajo që duhet të shkojë në ekspozitë, ka përparësi. Restaurimi i hartës së Nilit na lejoi ta studiojmë këtë dokument të mrekullueshëm. Plotësuam boshllëqet dhe e lëmuam sipërfaqen e hartës duke përdorur teknikën e “marzheve të rreme” e edhe enzima, disa mbetje të ngjitësit të kafshëve. Kështu vepra u riduk me gjithë bukurinë e saj”, duke rikthyer “edhe disa elementë grafike, që më parë as që shiheshin”.
Përkthime të çmuara të KuranitNën lupën e restauruesve të Vatikanit kaluan edhe vëllime të tjera të përzgjedhura për Bienalen e Arteve Islame. Ndërmjet të gjithave, veçohen disa përkthime të çmuara të Kuranit. “Le të mendojmë për konceptin e paprekshmërisë së tekstit që është themelor për Islamin: nuk duhet ndryshuar presja”, vëren Scriptor orientalis i BAV: “Për Jeddah po largohen disa dorëshkrime unike: një përkthim në greqisht, tradita më e lashtë edhe në lidhje me gjuhët e tjera. Një përkthim latinisht, nga një autor i shekullit të 7-të, i cili me qëllime polemizuese vendosi të analizojë fenë myslimane me një operacion më inteligjent nga të gjithë: leximin e tekstit dhe paraqitjen e kundërtezave”.
Shënimet e Pico della MirandolaSë fundi, “një Kuran i shkruar në arabisht në shkrimin hebraik – shton Delio Proverbio – synohej të lexohej brenda bashkësisë hebreje. Ndoshta i shkruar në Siçili në shekullin e 14-të, ky dorëshkrim u soll në Romë nga një çifut i kthyer në fenë e krishterë, intelektuali Flavius Mithridates, dhe u bë mjeti përmes të cilit inteligjenca dhe humanistët në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të mësuan arabishten. Teksti përmban shënime nga personazhe të ndryshme, duke përfshirë Pico della Mirandola-n. Për më tepër, “Flavius Mithridates filloi të përkthente tekstin në latinisht. Ekziston një shkrim interlinear me ngjyrë të kuqe, ku ky studiues komenton anën e tekstit arab në latinisht”.
Krijimi i LidhjevePjesëmarrja e BAV-së në Bienalen e Arteve Islame emërohet, në vazhdimësi me temën e Jubileut 2025: “Shtegtarët e Shpresës”. Shtegtimi, nënvizon Prefekti i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, Don Mauro Mantovani (SDB), të kujton “lëvizjen e popujve edhe nëpërmjet shkëmbimit të trashëgimisë kulturore të secilit person”. “Ne pranuam me shumë dëshirë mundësinë e vënies në dispozicion të materialit në lidhje me numrat dhe numërimin. Edhe një temë e dashur për Papën Françesku, si ‘krijimi i lidhjeve’, ka të bëjë me numrin, sepse tregon një marrëdhënie. Në këtë kuptim – përfundon Mantovani – prania jonë në Jeddah është shumë domethënëse”.
R.SH. / Vatikan
Burimi