
Dërgesa amerikane e bombave të rënda, të ndaluara nga Biden, mbërrin në Izrael
Dorëzimi i fundit i armëve i dhënë nga qeveria amerikane mbërriti në Izrael gjatë natës, tha sot Ministria izraelite e Mbrojtjes.
”Bombat e rënda ajrore, MK-84, u ngarkuan në dhjetëra kamionë pas mbërritjes së tyre në portin e Ashdod dhe u transportuan në bazat ushtarake të Forcave Ajrore izraelite”, tha ministria.
Që nga fillimi i luftës së Gazës, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 76 000 tonë pajisje ushtarake në Izrael përmes 678 transporteve ajrore dhe 129 dërgesave detare, në atë që Ministria izraelite e Mbrojtjes e përshkroi si “ura më e madhe ajrore dhe detare në historinë e Izraelit”.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se dërgesa, e miratuar nga presidenti amerikan Donald Trump “shërben si dëshmi e mëtejshme e aleancës së fortë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”.
”Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth më siguroi se SHBA do të vazhdonte t’i sigurojë Izraelit të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e tij”, tha Katz.
Ish-presidenti i SHBA, Joe Biden refuzoi dorëzimin e bombave 900 kilogramshe në Izrael vitin e kaluar, nga shqetësimi se ato mund të përdoren në zonat e populluara të Rripit të Gazës.
Sulmet ajrore të përhapura kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha pothuajse në të gjitha pjesët e zonës bregdetare./ a.jor. ATSH
Burimi