Deputetja e PD: Vrasja e Martin Canit, ngjarje e paralajmëruar
Është zhvilluar interpelanca e kërkuar nga deputetja e PD-së Ina Zhupa për ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu.
Zhupa u ndal te vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani me thikë disa javë më parë, për të cilën tha se ishte një ngjarje e lajmëruar.
Më tej, demokratja komentoi propozimin për mbylljen e platformës TikTok dhe tha se vetë politikanët i përdorin këtë rrjet social.
“Se do i marr leje unë Spiropalit çfarë do mbaj në dorë. Zonja ministre (referuar Ogerta Manastirliut), karrigen time unë e kam dhe e shfrytëzoj në interes publik. Një ministre që ka rekorde për hajdutëri, vjedhje dhe për vdekje, nuk vjen këtu të japë moral se si duhet të sillemi. Shqiptarët i dëmton më shumë vjedhja që i bëni fondet publike, se sa fjala e një opozitari.
Kur ndodhi fatkeqësia e kuptoi që është ministre e Arsimit. Nëse një nga ata djem, një i plagosur dhe tjetri nuk jeton, do kishin fituar një medalje në art, sport, e para që do të merrte merita do të ishte Ogerta. Nëse do kishin dikë fitues diku, do ishte Ogerta e para që do na numëronte se çfarë suksesi ka pasur ajo me arsimin. Kur ndodh një fatkeqësi, kur ndodh një mungesë përgjegjësie, atëherë Orgerta nuk ka faj.
Po u fut Ogerta ‘live’, u shkon mesazhi shkollave për ‘like’ dhe share. Flisni ju për TikTok, që fushatën e keni bërë në TikTok?! Flisni ju për TikTok? Por jo moj zonjë. Fusni në shkollë arsimin mediatik, çdo njeri të ketë mundësi të shfaqë talentin e vet.
Ngjarja e Martinit nuk është ngjarje e veçuar. Është një ngjarje e lajmëruar, sindromë një sistemi arsimor që ka dështuar”, u shpreh Zhupa.
Burimi