Chelsea triumfon ndaj Leicester, nxjerr nga zona Champions City-in

Sporti E Diel, 9 Mars 2025 17:29
Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Leicester në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Premier League. Në minutën e 19-të, Jadon Sancho pengohet brenda zonës,  penallti për “Blutë”, por Cole Palmer gabon nga 11-metrat.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 60-të, ku Cucurella dërgon topin në rrjetë pas një goditjeje shumë të fortë nga distanca. Me këtë fitore, Chelsea shkon në vendin e katërt me 49 pikë, 2 më shumë se City i Guardiolës që renditet tani në vendin e pestë.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Tottenham barazoi 2-2 në fushën e vetë ndaj Bournemouth.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente