Champions League/ Juventus “gjunjëzon” City-in e Guardiolës, Barcelona mund Dortmundin

Champions League/ Juventus “gjunjëzon” City-in e Guardiolës, Barcelona mund Dortmundin

Manchester City vijon momentin e vështirë në këtë sezon, duke pësuar një tjetër humbje, këtë herë në shifrat 2-0 përballë Juventusit. Skuadra italiane i dha fund serisë së barazimeve radhazi, duke hedhur një hap të rëndësishëm në objektivin për të vijuar më tej në Champions League.
Bardhezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 53-të me Dusan Vlahovic, që shënoi me një goditje me kokë, e cila nuk u arrit të ndalej nga portieri Ederson. McKennie i hedhur në fushë në pjesën e dytë dyfishoi shifrat në minutën e 75-të, duke i dhënë më shumë qetësi vendase. Juventus me këtë fitore shkon në kuotën e 11 pikëve.

Barcelona mori një fitore të madhe 2-3 në transfertën delikate ndaj Dortmundit. Raphinha dhe një dopietë e Ferran Torres i dhanë 3 pikët katalansve, që janë thuajse të kualifikuar në 8 më të mirat me 15 pikë.

Milani fitoi me shumë vështirësi 2-1 ndaj Crvena Zvedës. Rafael Leao dhe Abraham shënuan dy golat për kuqezinjtë që ngjiten në kuotën e 12 pikëve. Arsenali mori një fitore të pastër 3-0 kundër Monacos, falë dy golave të shënuar nga Bukayo Saka dhe një nga Havertz. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente