Çfarë po ndodh? Tayna dhe ish-menaxheri i saj bëjnë paqe. Rinori: Vajzës i uroj suksese
👁329
Tayna dhe ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli kanë lënë pas konfliktet.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Rinori, përmes një postimi në Instagram, të cilit edhe Tayna i ka bërë repost. Reagimi i tij vjen pas bllokimit të këngës së Tayna-s në të gjitha platformat muzikore.
“Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër, edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku.
Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do të vazhdojmë tutje rrugëve tona, secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjithë të mirat”, shkroi Rinori.
Burimi