
Bie qeveria në Francë, reagon Le Pen: Mbrojtëm francezët
👁827
Bota E Mërkurë, 4 Dhjetor 2024 21:12
Marine Le Pen, e intervistuar nga Tf1 disa minuta pas njoftimit për miratimin e mocionit të mosbesimit që rrëzoi qeverinë e Michel Barnier, e justifikoi votën e saj me “zgjedhjen për të mbrojtur francezët”. Sipas sajtit të Le Figaro, liderja historike e partisë ekstreme të djathtë Rn, shtoi se “nuk kishte zgjidhje tjetër përveç kësaj”. “Michel Barnier nuk ka dëgjuar opozitën kur ka ndërtuar ligjin e tij të buxhetit”, tha ajo.
Burimi