Bardhi: Rama të japë llogari! Për çfarë e ka paguar Coldean?

Bardhi: Rama të japë llogari! Për çfarë e ka paguar Coldean?

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe më pas me votim socialistët, kanë rrëzuar interpelancën e kërkuar nga demokratët me kryeministrin Edi Rama, për punësimin si këshilltar të jashtëm të ish-agjentit rumun, Florian Coldea, i cili është nën hetim nga drejtësia në vendin e tij.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua kryeparlamentares Lindita Nikolla se nuk mund të justifikohet se ka qenë çështje private. Sipas tij, Rama ka frikë të japë llogari për lidhje me krimin e organizuar dhe aferat ku vetëpërfshihet.
Bardhi tha ndër të tjera se kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari në Kuvend se për çfarë e ka këshilluar Florian Coldea, duke e paguar me 7 mijë euro në muaj nga lekët e taksapaguesve shqiptarë.
Gazment Bardhi-Lindita Nikollës: Nuk di kush ka vendosur të tallet me ty dhe të jep këto koncepte që në shkruan në shkresa zyrtare por interpelanca është mjet llogaridhënie. Kryeministri i detyruar t’i përgjigjet kërkesave për interpelancë. Keni kthyer në rregull përjashtimin nga interpelancat sepse kemi një kryeministër frikacak që ka frikë të japë llogari për lidhje me krimin e organizuar dhe aferat ku vetëpërfshihet nga dita e parë kur është emëruar kryeministër. Kemi kërkuar interpelancë sepse ka dokumente zyrtare dhe prova që Rama ka emëruar si këshilltar të jashtëm një ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea. Më ka shkruar se është për veprimtari private. Ju lutem na e thuaj përse e ka këshilluar Coldea Ramën? Ka marrë 7 mijë euro cdo muaj nga taksat e qytetarëve shqiptarë e ti thua është cështje private. Na thuaj pse i ka marrë lekët që përvec ish agjent i shërbimeve sekrete dyshohet të jetë përfshirë në një linjë të trafikut ndërkombëtar droge Meksikë- Shqipëri – Rumani. Nuk e thirrëm ta pyesim nëse ka qenë në festa me kokainë apo mjete të tjera të kënaqësisë që vetëm ai i njeh, siç raportojnë mediat rumune. E ka marrë për t’i bërë masazh? E ka marrë për t’i zgjedh cilësinë e kokainës? Na thuaj moj zonjë për çfarë kanë paguar 7 mijë euro në muaj shqiptarët, për çfarë e ka këshilluar ai kryeministrin?
Burimi