Assad ra, Turqia rihap ambasadën e saj në Siri
👁741
Bota E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 08:53
Pas rënies së Assad, Turqia do të rihapë ambasadën e saj në Siri. Ambasada turke u mbyll në vitin 2012, pas një luftë civile që po përhapej në Siri. Të dielën, një aleancë rebele e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ish krahu sirian i al-Kaedës, përmbysi regjimin autoritar të Presidentit Bashar al-Assad, në pushtet për 24 vjet. Turqia e cila mbështeti grupet rebele gjatë luftës, tani shihet si aktori i huaj ndoshta më me ndikim.
Burimi