Asani në La Liga, zbulon destinacionin e ardhshëm në rrjetet sociale

Asani në La Liga, zbulon destinacionin e ardhshëm në rrjetet sociale

Jasir Asani gjithnjë e më pranë transferimit në La Liga. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka arritur marrëveshjen me Las Palmasin, klub që po negocion tashmë me koreano-jugorët e Gëangju për çmimin e kartonit.
Asani ka një marrëveshje me Las Palmasin në të gjithë detajet, por asokohe transferimi dështoi për shkak të rritjes së pretendimeve të Gëangju nga 1.5 milionë euro, në katër milionë euro për kartonin e sulmuesit.
Pas 6 muajsh të kaluara në tribunë nga ana e Asanit, duket se klubi koreano-jugor ka vendosur të ulë pretendimet dhe palët po negociojnë për të kompletuar transferimin e sulmuesit në elitën e futbollit spanjoll.
Asani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku paralajmëronte transferimin në Spanjë, megjithatë pas më shumë se dy orësh, sulmuesi fshiu postimin, për të mos ndërlikuar ecurinë e negociatave.
Burimi