Antikorrupsioni dhe mirëqeverisja, Xhafaj: Po përmbyllim dokumentin e parë analitik
Kreu i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj parashtroi në mbledhjen e sotme ecurinë e procesit për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin. Në fjalën e tij Xhafaj theksoi parimet mbi të cilat mbështet kjo reformë dhe
”Më 27 maj të këtij viti Kuvendi miratoi rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për mirëqeverisjen për Shqipërinë 2030 në BE. Në pak muaj kemi ndërtuar proces reformimi shumëdimensional të mbështetur në 4 parime të rëndësishme; gjithpërfshirjen, transparencën profesionalizmin dhe standardet më të mira europiane. Kemi zgjedhur rrugën më të gjatë e të vështirë, por më të sigurt për rezultat të pritshëm. Një proces që kalon përmes nevojës për analizë, skanim dhe diagnostikim të situatës dhe më pas përcaktim të nevojave për ndërhyrje me masa ligjore e institucionale dhe për realizmin e tyre. Kanë kaluar vetëm 6 muaj dhe në sot mund të theksojmë aspekte kyçe”,-tha Xhafaj.
Xhafaj vlerësoi Reformën në Drejtësi si një realitet të prekshëm, si edhe kapacitetet profesionale në vendin tonë të angazhuar në këtë proces. Po ashtu Xhafaj njoftoi edhe se është në përmbyllje të analizës me dokumentin prej 700 faqesh për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit, që është i pari dokument i këtij lloji me ekspertizë shqiptare.
”Ne jemi në përmbyllje të analizës me dokumentin 700 faqesh për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. I mbështetur edhe në rezultate ndërkombëtare. I pari dokument analitik i këtij lloji me ekspertizë shqiptare. Jemi në fazë konsultimi të draftit analitik. Kanë marrë pjesë 600 profesionist të fushës, institucioneve, shoqërisë civile, të pavarura, që kanë dhënë mendime dhe rekomandime me vlerë të pavarura”,-tha Xhafaj.
Burimi