Angli-Zvicër, publikohen formacionet zyrtare, ndryshon më në fund Southgate

Angli-Zvicër, publikohen formacionet zyrtare, ndryshon më në fund Southgate

Anglia dhe Zvicra do luajnë sot në orën 18:00 në çerekfinalen e tretë të Euro 2024.
Përballja në stadiumin e Dusseldorfit pritet e fortë, teksa zviceranët me Granit Xhakën kanë treguar se janë me meritë në këtë fazë dhe pasi eliminuan Italinë kërkojnë biletën për në gjysmëfinale.
Përballë është Anglia e cila ka kaluar pa shumë shkëlqim deri tani në çerekfinalet e turneut dhe shpreson për një trofe, i munguar prej 1966.
Tanimë shifrat flasin për “Tre Luanët”, ndërsa Zvicra beson te forca e Xhakës në mesin e fushës.
Kjo është ndeshja e 28-të mes tyre në histori, me bilancet që flasin për Anglinë. 18 herë kanë fituar “Tre Luanët”, kundrejt tre herëve të Zvicrës, ndërsa gjashtë duele janë mbyllur në barazim.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare për skuadrat e tyre.
FORMACIONET ZYRTARE:
ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Konsa, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Bellingham, Foden, Kane.
ZVICRA: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Aebischer, Xhaka, Freuler, Rieder, Vargas, Ndoye, Embolo.
Burimi