Ajsbergu më i madh në botë po largohet nga Antarktida

Ajsbergu më i madh në botë po largohet nga Antarktida

Ajsbergu më i madh në botë po lëviz përsëri dhe është duke u larguar nga Antarktida.
A23a ka një sipërfaqe prej 3,800 kilometra katrorë dhe ka një trashësi prej 400 metrash. Ai u shkëput nga Antarktida në vitin 1986, edhe pse pak më vonë ngeci në det të hapur.

Shkencëtarët po e vëzhgojnë atë për të parë nëse do të lëvizë përgjatë së njëjtës rrugë që kanë ndjekur ajsbergët e tjerë të mëdhenj jashtë Antarktidës.
Besohet se përfundimisht ai do të largohet nga Oqeani Jugor dhe do të hyjë në Oqeanin Atlantik, ku do të ndeshet me ujëra më të ngrohta dhe gjasat janë që ky ajsberg të ndahet në ajsbergë më të vegjël dhe përfundimisht të shkrihet.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente