Agim Doçi në luftë për jetën!
Nga Gjergj Marku-
Poeti i shquar, mirditasi yne Agim Doçi është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Miqtë e shumtë që Agim Doçi ka bërë gjatë jetës së tij kanë shkruar mesazhe, duke bërë thirrje që të gjithë të luten, që ai ta fitojë këtë betejë të vështirë.
Njeriu që dallohet për ironinë therëse dhe batutat e mprehta momentale, tani ka nevojë për lutjet tona dhe përkushtimin maksimal të mjekëve.
Agim Doçi është dërguar me urgjencë në spital nën mbikëqyrje maksimale ku në krye të ekipit të mjekëve të Spitalit të Neurologjisë nr.5 është vetë drejtoresha e re e QSUT, Alma Cani.
Poeti ka pësuar infarkt në tru dhe duke qenë se nuk është hera e parë, gjendja shëndetësore është e rëndë.
I cilësuar si një poet kollos dhe një ndër mendjet më të mprehta shqiptare, Agim Doçi ka lindur më 9 Maj 1948. Ai është diplomuar për Inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë dhe ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”)
(Ne foto: Me Agimin ne nje nga bisedat e thuketa televizive para 13 viteve)
Burimi