Afrona flet për intervistën e bujshme me Bleron dhe mundësinë e një ribashkimi

Afrona flet për intervistën e bujshme me Bleron dhe mundësinë e një ribashkimi

Afrona Dika ka folur për podkastin e saj “Talk with Afrona” dhe për intervistën e përfolur me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin. E ftuar në një bisedë virtuale në “Kosova Today”, ajo tregoi se para se të zhvillohej podkasti, ka folur me Bleron për 3 orë dhe janë sqaruar për gjithçka.
“Kemi pasur një bisedë tri orësh para podkastit. Jemi sqaruar për të gjitha gjërat dhe kemi folur. Nuk mund të them se ka qenë ideja ime apo e Bleros. Nuk e kemi pasur block njëri-tjetrin. Thjesht, ka qenë një bisedë që e kemi pasur nevojë ta bëjmë të dy, për shpirtin tonë. Mendoj që gjithmonë duhet të ndahesh në (marrëdhënie) të mirë”.
Ajo i ktheu dhe përgjigje pyetjes se nëse do të ribashkohet me Bleron, duke thënë se nuk ka gjasa. “Nuk është se do të ribashkohemi. Jemi ndarë, kemi ndarë rrugët dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin”.
Burimi