Administrata e Trump lë pa punë 1600 punonjës të USAID

Administrata e Trump lë pa punë 1600 punonjës të USAID

Bota E Hënë, 24 Shkurt 2025 15:48
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka pushuar të paktën 1600 punonjës të USAID. Një gjykatës federal i hapi rrugë planit për të larguar mijëra punonjës të USAID-it nga puna në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.
Gjykatësi hodhi poshtë kërkesat e punonjësve për të bllokuar përkohësisht planin e qeverisë. Sindikatat e punonjësve të qeverisë thonë se administratës amerikane i mungon autoriteti kushtetues për të eliminuar një agjenci të pavarur ose programe të financuara nga kongresi pa miratimin e ligjvënësve.

Lëvizja është hapi i fundit dhe një nga më të mëdhenj të Trump dhe aleatit të tij Elon Musk për të shkurtuar shpenzimet federale. Presidenti urdhëroi një pauzë 90-ditore të ndihmës së huaj menjëherë pas marrjes së detyrës më 20 Janar, duke ndërprerë fondet për gjithçka, nga programet që luftojnë urinë dhe sëmundjet vdekjeprurëse deri te sigurimi i strehimoreve për miliona njerëz të zhvendosur në të gjithë globin.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente