
Abuzoi me 300 fëmijë, nis gjyqi ndaj kirurgut pedofil
Bota E Hënë, 24 Shkurt 2025 19:29
Në Bretagna të Francës nisi gjyqi ndaj një kirurgu 74-vjeçar. Ai akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual ndaj qindra pacientëve të rinj, shumica prej të cilëve ishin nën anestezi.
Joel Le Scouarnec, përballet me akuza për përdhunim të rëndë dhe sulm seksual kundër 299 të miturve, ndërsa 256 prej tyre ishin nën 15 vjeç. Kur Le Scouarnec përfitoi prej tyre ata ishin në gjumë ose në proces zgjimi.
Kirurgu 74-vjeçar pranoi përgjegjësinë e tij në shumicën e përdhunimeve dhe sulmeve seksuale për të cilat do të duhet të përgjigjet për 4 muaj në gjykatën penale.
I dënuar tashmë në vitin 2020 në Saintes, në Francën qendrore-perëndimore, me 15 vjet burg për përdhunimin dhe dhunën ndaj 4 fëmijëve, përfshirë dy mbesat e tij, ish-mjeku ndodhet në bankën e të akuzuarve për ngjarje që datojnë nga periudha midis 1989 dhe 2014 në disa spitale në perëndim të vendit, veçanërisht në Bretagna.
Ky është rasti më i madh i abuzimit seksual të fëmijëve në Francë që ka tronditur vendin.
Burimi