Abuzimet me fondet e SASPAK, ish-ministri Ilir Beqaj dhe 5 të tjerë dalin sot para GJKKO
Ish ministri i Shëndetësisë i cili u arrestua dje së bashku me dy bashkëpunëtorë pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme për verifikim të kushteve të masës së sigurisë.
Seanca pritet të mbahet në orën 09:30 minuta. Ndërsa 4 të tjerë janë në hetim nën masat e sigurisë detyrim me paraqitje dhe 2 me arrest shtëpie.
Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsioni, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant ‘Gzones’ afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.
Burimi