Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Koha para ekranit mund të jetë e dobishme ose e dëmshme për fëmijët – gjithçka varet nga përmbajtja dhe konteksti
Në botën moderne, ekranet janë gjithkund dhe ka debate të vazhdueshme midis prindërve dhe ekspertëve nëse fëmijët e vegjël duhet t’u ekspozohen atyre. Por cili është realisht ndikimi i kohës para ekranit në zhvillimin neuropsikologjik të një fëmije? Shumë shoqata pediatrike këshillojnë kufizimin e kohës para ekranit, sidomos për fëmijët nën pesë vjeç, por studimet tregojnë se ndikimi nuk është bardh e zi, përmbajtja dhe konteksti janë thelbësorë. Efektet fizike Studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i zgjatur i ekraneve mund të shkaktojë lodhje të syve, tharje dhe miopi te fëmijët. Për më tepër, teknologjia nuk mund dhe nuk duhet...