Kodrat e Dukatit ‘skuqen’ nga flakët, era e fortë përhap me shpejtësi zjarrin

Kodrat e Dukatit ‘skuqen’ nga flakët, era e fortë përhap me shpejtësi zjarrin

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Dukat të bashkisë së Vlorës. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se zjarri ka përfshirë pishat në zonën e quajtur “proi i Dukatit” ku i ndihmuar dhe nga era e ngrohtë që fryn nga jugu ka bërë që të përhapet në një sipërfaqe të madhe. Zjarrfikësit e Vlorës por dhe forcat nga ADZM  kanë shkuar në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Sipas zjarrfikësve dhe punonjësve që ndodhen në terren situa po përmirësohet dhe për pak kohë do të vendoset nën kontroll. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv