Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Kodi Penal i ri, një rrëmujë pa analizë’, Kryeprokurori Olsi Çela kritikon draftin: Nuk jemi pyetur për mendim
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsi Çela, ka shprehur rezerva të forta ndaj draftit të ri të Kodit Penal, duke e cilësuar procesin si të nisur gabim dhe produktin final si problematik. Në një deklaratë për mediat këtë të martë, Çela tha se puna për riformulimin e Kodit të ri duhej të kishte nisur me një analizë të thelluar të mangësive të ligjit aktual, gjë që nuk ka ndodhur. “Duhej të kuptonim së pari pse ky kod që kemi është i pamjaftueshëm për sfidat e shoqërisë. Pa një analizë të tillë, produkti final është i mangët. Ky është problemi kryesor i draftit...