“Kod i ri veshjeje” në Siri, gratë nxiten të veshin rroba “të gjera modeste” dhe burkini në plazhe

“Kod i ri veshjeje” në Siri, gratë nxiten të veshin rroba “të gjera modeste” dhe burkini në plazhe

Autoritetet e reja islamike të Sirisë u kërkuan të hënën grave të veshin burkini ose rroba që mbulojnë të gjithë trupin në plazhet publike, por masa përjashton komplekset private hoteliere luksoze. Vendimi i ministrisë së turizmit erdhi gjashtë muaj pasi koalicioni islamist rrëzoi regjimin e Bashar al-Assad. Duke përmendur “interesin e përbashkët”, ministria u bën thirrje pushuesve të veshin rroba “më modeste” në plazhe. Gratë në veçanti duhet të veshin burkini ose lloje të tjera rrobash banje që mbulojnë trupin. Jashtë zonave bregdetare, ato duhet të veshin rroba “të gjera”, ndërsa burrave u ndalohet të dalin me gjoks të zhveshur....
Burimi: Top-Channel.tv