Koçiu “kërcënon” studentët: Kush shkatërron pronën do të paguajë…
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka deklaruar se qeveria është e gatshme të dialogojë me studentët dhe qytetarët, por ka përjashtuar bisedimet me personat që, sipas saj, nxisin dhunën gjatë protestave në Tiranë. Ajo njoftoi gjithashtu se po përgatitet një paketë masash administrative, përmes së cilës personat që shkaktojnë dëme në pronën publike mund të detyrohen t’i dëmshpërblejnë financiarisht. Duke folur për situatën e krijuar në kryeqytet, Koçiu tha se prej disa ditësh janë regjistruar akte dhune ndaj bizneseve, institucioneve publike dhe punonjësve të policisë. Sipas saj, shqetësues është fakti që këto veprime kryhen në emër të studentëve, përfshirë edhe të mitur që marrin pjesë në protesta. “Ka goditur bizneset, institucionet publike, punonjës të policisë dhe ka goditur të gjithë ata elementë të sigurisë dhe rendit publik....
Burimi:
ntv.al